Transmetuar më 22-08-2026, 12:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një i mitur ka plagosur aksidentalisht vëllain e tij 10-vjeçar me armë zjarri automatike të tipit AK-47.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, i mituri kishte marrë armën dhe gjatë manipulimit me të ka shkrepur një fishek. Plumbi ka goditur vëllain e tij 10-vjeçar, i cili u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Qendrën Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Mjekët konfirmojnë se fëmija i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga organet e rendit, policia ka konfiskuar armën AK-47 së bashku me një karikator që përmbante 20 fishekë. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit