

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur sot një vlerësim pozitiv për ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, si dhe ka folur për planet e tij lidhur me udhëtimet drejt SHBA-së.
Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha theksoi se nga informacionet që ka lexuar për diplomatin amerikan, e konsideron atë si një personalitet me eksperiencë të gjerë. I pyetur nëse planifikon të udhëtojë së shpejti drejt Shteteve të Bashkuara, kreu i PD-së u shpreh se do ta bëjë këtë më së shumti me rastin e ndonjë konference, për të cilën do të njoftojë publikisht.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






