Transmetuar më 22-08-2026, 12:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve demokratë në Tiranë dhe në mbarë vendin që ta shndërrojnë muajin shtator në një pikë kthimi përmes protestave popullore, me qëllim rrëzimin e asaj që ai e cilësoi si "narkoregjim" të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një deklarate për mediat, Berisha vlerësoi qëndresën e protestuesve që vazhdojnë tubimet prej më shumë se 80 ditësh, duke e konsideruar sakrificën e tyre si një frymëzim për të gjithë qytetarët. Kreu i PD-së theksoi se synimi kryesor i këtij aksioni opozitar është shkëputja nga diktatura dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas tij, për t’ju përafruar standardeve zgjedhore që zbaton Kosova.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit