Transmetuar më 22-08-2026, 12:34

Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin e koduar “Wanted 38”, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve të shpejta në terren.

Gjatë këtij operacioni, në lagjen nr. 13 në Durrës u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimin i shtetasit kosovar E. Zh., 57 vjeç.

Ky shtetas ndodhej i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, sipas legjislacionit penal të Kosovës. Strukturat e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet homologe në Kosovë, po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit