Transmetuar më 22-08-2026, 12:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në daljen e tij publike se pakënaqësia e qytetarëve ndaj kryeministrit Edi Rama ka arritur nivele më të larta se temperaturat e këtij gushti. Sipas tij, vendi po përballet me protesta masive në Tiranë dhe qytete të tjera kundër reformës territoriale, e cila sipas opozitës synon centralizimin tiranik dhe shpopullimin e vendit.

Berisha u ndal edhe te ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundmi, duke e cilësuar vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil si një "krim shtetëror". Ai theksoi se prania e efektivëve të policisë në vendngjarje që nuk ndërhynë dëshmon se struktura e sigurisë në disa raste është e lidhur me krimin e organizuar. Gjithashtu, kreu i PD-së përmendi si tregues të degradimit shoqëror edhe ngjarjen e parandaluar së fundmi në Kombinat, ku dhjetëra adoleshentë u përfshinë në plane për përleshje të armatosura, duke përfunduar se Shqipëria sot dominohet tërësisht nga krimi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit