Transmetuar më 22-08-2026, 09:59

Përmes një formule matematikore kontroverse të njohur si "Argumenti i Fundit të Botës" (Doomsday Argument), studiuesit kanë përllogaritur se ekziston një mundësi prej 95% që njerëzimi të zhduket brenda rreth 17,100 viteve të ardhshme.

Llogaritja bazohet në Parimin Kopernikan, sipas të cilit njerëzimi nuk zë një pozicion të veçantë apo të privilegjuar në vijën kohore të universi.

Si funksionon formula matematikore?

Numri i njerëzve deri më sot: Nga fillesat e njerëzimit e deri më tani, vlerësohet se kanë jetuar gjithsej rreth 117 miliardë njerëz.

Llogaritja e mundësisë: Teoria supozon se ka 95% mundësi që këta 117 miliardë njerëz të përbëjnë të paktën 5% të numrit të përgjithshëm të njerëzve që do të ekzistojnë ndonjëherë.

Kufiri maksimal: Duke shumëzuar këtë shifër me 20 (që përfaqëson 100%), fitohet një numër maksimal prej rreth 2,34 trilionë njerëzish. Me ritmet aktuale të lindshmërisë, kjo shifër do të arrihej pas 17,100 vitesh.

Sipas mbështetësve të teorisë, ky afat mund të shënojë fundin e njerëzimit si pasojë e faktorëve të ndryshëm si ndryshimet klimatike, lufta bërthamore, pandemitë apo katastrofa të tjera globale.

Debati dhe kritikët e teorisë

Teoria mbetet mjaft e debatueshme në komunitetin shkencor. Kritikët e saj theksojnë se formula mbështetet në supozime tepër të thjeshtëzuara dhe nuk merr parasysh faktorët e panumërt dinamikë. Nëse njerëzimi arrin të kolonizojë planetë të tjerë, të zhvillojë teknologji mbrojtëse ose të stabilizojë popullsinë, llogaritja matematike humbet tërësisht vlefshmërinë e saj.

Ndërkohë, studime të tjera paralele vënë në dukje rreziqe më afatshkurtra: një studim i publikuar në maj paralajmëroi se popullsia globale mund të pësojë një rënie drastike (madje deri në përgjysmim) që rreth vitit 2064, nëse krizat mjedisore kufizojnë aftësinë mbështetëse të Tokës. Megjithatë, studiuesit nësdtilojnë se këto mbeten skenarë matematikore modelues dhe jo parashikime të prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit