Transmetuar më 21-08-2026, 22:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Antalias, në Turqi, ku një ish-polic dyshohet se ka vrarë me armë partneren e tij.

Sipas mediave turke, Hüseyin Durmaz, 51 vjeç, qëlloi me armë partneren e tij, Elina Şengün, 38 vjeç, me origjinë nga Gjeorgjia. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Şengün, nënë e dy fëmijëve, punonte si konsulente shitjesh në aeroport. Sipas raportimeve, ajo kishte qenë në një lidhje prej rreth dy vitesh me Durmazin, i cili dyshohet se e kishte kërcënuar vazhdimisht.

Ngjarja ndodhi pasi ish-polici nuk e kishte gjetur partneren në banesë. Ai dyshohet se shkoi në aeroport dhe, pasi e pa, e qëlloi me armën e shërbimit.

Durmaz është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit