

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në mbështetje të ekipit shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Itali, Begaj është pritur nga Presidenti italian Sergio Mattarella dhe Kryeministrja Giorgia Meloni.
Me ftesë të Mattarellës, kreu i shtetit shqiptar ndoqi nga tribuna ceremoninë zyrtare të hapjes së edicionit të këtij viti të Lojërave Mesdhetare.
Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion me 71 sportistë, të cilët do të garojnë në 17 disiplina sportive.
Pjesë e delegacionit shqiptar janë edhe sportistë që kanë arritur rezultate të rëndësishme në arenën europiane dhe ndërkombëtare.
“Taranto 2026” merr një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të zhvillohet në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa Kosova do të jetë flamurmbajtëse e këtij edicioni.
Vizita e Begajt në Itali vjen në kuadër të mbështetjes së delegacionit shqiptar dhe forcimit të bashkëpunimit sportiv mes Shqipërisë dhe Italisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






