Transmetuar më 21-08-2026, 21:53

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një turist portugez. I dyshuari kryesor për vrasjen, Sokrat Vata, do të qëndrojë në burg, ndërsa gjykata ka vendosur masa të ndryshme sigurie edhe për personat e tjerë të arrestuar.

Për Sokrat Vatën, i dyshuar si autor i vrasjes së turistit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Me të njëjtën masë sigurie janë lënë edhe dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.

Ndërkohë, për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për një afat 45-ditor.

Për katër të arrestuarit e tjerë, Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun dhe Kristo Koshon, është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Vendimet janë marrë në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku një turist portugez humbi jetën pas një konflikti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit