Transmetuar më 21-08-2026, 16:05

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Lushnjë-Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte pasagjerë në drejtim të jugut të vendit.

Për të shmangur përplasjen direkte, drejtuesi i furgonit ka devijuar dhe është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës. Si pasojë, disa prej pasagjerëve kanë mbetur të lënduar, ndërsa dy persona janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut, ndërsa vijojnë verifikimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“Pushimi i Shoferit” është konsideruar prej vitesh një pikë problematike për sigurinë rrugore, ku janë regjistruar aksidente të përsëritura. Autoritetet rrugore kanë qenë të kritikuara më herët për mungesën e ndërhyrjeve të mjaftueshme në këtë segment.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit