

Plagosja me armë në Shkodër, dëshmia e Pjerin Bitanit: Konflikti nisi për kamerat e sigurisë
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të cilën është vetëdorëzuar në polici Pjerin Bitani.
Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”. Sipas dëshmisë së dhënë nga Bitani, konflikti mes dy personave dyshohet se ka nisur për shkak të kamerave të sigurisë të vendosura në zonën e parkimit të Bruçit.
Bitani ka pretenduar se kishte shprehur shqetësim pasi kamerat, sipas tij, ishin të orientuara edhe nga biznesi i tij dhe jo vetëm nga hapësira që synonin të monitoronin.
Sipas dëshmisë, situata është përshkallëzuar më tej pasi Bruçi dyshohet se e ka ofenduar Bitanin në prani të familjarëve që ndodheshin në lokal. Pas konfliktit verbal, Bitani ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Bruçit, duke e plagosur.
Pak orë pas ngjarjes, Bitani është vetëdorëzuar në polici, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë dinamikën e konfliktit dhe rrethanat që çuan në përdorimin e armës.
Vladimir Bruçi është një person i njohur më herët për policinë dhe drejtësinë. Në qershor 2024, ai u dhunua në të njëjtën zonë pas një konflikti për një vend parkimi. Për atë ngjarje, disa persona u dënuan nga Gjykata e Shkodrës.
Disa muaj më vonë, konflikti mes palëve u pasua nga një tjetër incident me armë zjarri, duke e kthyer përplasjen në një seri ngjarjesh që tashmë po hetohen nga autoritetet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





