Transmetuar më 21-08-2026, 14:56

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë në Rrëshen këtë të premte, duke rrezikuar banesat dhe duke detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve.

Deri më tani, katër familje janë evakuuar nga zona e rrezikuar, ndërsa situata mbetet dinamike dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit të familjeve të tjera nëse flakët vijojnë të përhapen.

Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është vështirësuar për shkak të terrenit dhe pozicionimit të flakëve. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka bllokuar një prej lagjeve, duke penguar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe duke e bërë më të vështirë operacionin për shuarjen e tij.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e banorëve.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit dhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit