Transmetuar më 21-08-2026, 13:39

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u ndalua në aeroportin e Rinasit pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja.

Gjatë seancës, mbrojtja e 32-vjeçares kërkoi zëvendësimin e masës me “arrest në shtëpi”, por kërkesa u rrëzua nga gjykata. Sipas vendimit, fakti që ajo zotëron status azili në Francë përbën rrezik largimi nga Shqipëria, duke e bërë të domosdoshme masën e sigurisë me burg për të siguruar praninë e saj gjatë procesit.

Yazici, me profesion mësuese, kërkohet nga drejtësia turke pasi është dënuar me 4 vite burg për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “dhënie ndihme logjistike”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe rreth 3 vite e gjysmë burgim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit