

Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen e turistit 20-vjeçar portugez, ka mbërritur në Gjykatën e Sarandës nën masa të rrepta sigurie, ku pritet të njihet me masën e sigurisë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një konflikti në ambientet pranë kompleksit “Principotes” në Ksamil, ku Vata dyshohet se qëlloi me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë fatale.
Në momentin e mbërritjes së tij në ambientet e gjykatës, të afërmit e 29-vjeçarit kanë qenë të pranishëm për t’i dhënë kurajë, duke iu drejtuar me thirrjen: “Sokrat, jemi këtu o shpirt”.
Gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor, Vata ka pretenduar se konflikti kishte nisur mes turistëve dhe se arma e ftohtë e përdorur në përplasje i përkiste vetë viktimës. Përveç tij, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe persona të tjerë, ndërsa tashmë pritet vendimi përfundimtar i gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






