

TIRANË — Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-administratorin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi.
Të dy ish-zyrtarët, të cilët ishin nën masën “arrest në shtëpi”, tashmë do të hetohen në liri pasi Gjykata ka vendosur ndryshimin e masës në “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.
Gjyli dhe Elezi janë të pandehur në kuadër të hetimeve për abuzime me procedurat e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ndërkohë, Erald Elezi përballet me akuza edhe për një lot të Unazës së Madhe të Tiranës. Çështja lidhet me hetimet më të gjera që përfshijnë edhe ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me tenderin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






