Transmetuar më 21-08-2026, 10:26

VLORË — Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga lartësia e ballkonit të një pallati në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 09:00 në lagjen "28 Nëntori", pranë Kishës Ortodokse.

Noa.al mëson se dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës në lagjen 28 Nëntori, Albano Arapi, rreth 50 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet policore, viktima ka rënë nga ballkoni i banesës dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo ngjarje të natyrave të tjera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit