Transmetuar më 21-08-2026, 10:10

TIRANË — Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka shprehur keqardhje zyrtare lidhur me mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar gjatë një aktiviteti kulturor të zhvilluar një ditë më parë në Pustec, ku ishin të pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe drejtues të tjerë vendorë.

Në reagimin e saj, MEPJ thekson se pavarësisht se organizimi ishte ndërmarrë nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë i jepte ngjarjes një dimension të veçantë publik. Sipas ministrisë, mospërfshirja e himnit shqiptar krahas atij maqedonas përbën një shmangie nga rregullat e etikës institucionale dhe të protokollit, të kërkuara në raste të tilla.

Institucioni i diplomacisë shqiptare nënvizon se respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi, por pjesë e bashkëjetesës demokratike dhe e kulturës qytetare. Në njoftim theksohet gjithashtu se respektimi i ndërsjellë i simboleve përbën themelin e fqinjësisë së mirë dhe të marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet dy shteteve dhe qytetarëve të tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit