Transmetuar më 21-08-2026, 08:18

VLORË – Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Dukatit në Vlorë, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për shkak të terrenit të thyer malor.

Për përballimin e situatës dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe dy avionë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri në zonën e përfshirë nga zjarri.

Terreni malor dhe vështirësia e aksesit në zonat e prekura e komplikojnë ndërhyrjen e mjeteve tokësore, duke bërë që operacioni për neutralizimin e vatrave të zjarrit të mbështetet edhe nga ndërhyrja ajrore.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa operacioni i shuarjes mbetet në zhvillim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit