Transmetuar më 21-08-2026, 07:23

Shqipëria do të vijojë të ndikohet gjatë ditës së sotme, e premte, nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje të vendit.

Në zonat lindore, vranësirat mund të shoqërohen me reshje të izoluara dhe afatshkurtra shiu, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites. Reshjet pritet të jenë të dobëta, në formën e pikave.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s përgjatë vijës bregdetare. Në zonat luginore, era do të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit