Transmetuar më 20-08-2026, 23:00

Dinamo City ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League ndaj Pafos, në “Elbasan Arena”.

Blutë kaluan në avantazh në minutën e 78-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Fadairo u shfaq në krahun e djathtë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur stadiumin.

Avantazhi i Dinamos zgjati vetëm pesë minuta. Në minutën e 83-të, Pafos fitoi një tjetër penallti, pas ndërhyrjes së Vilës ndaj Rodrigues. Lele u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe vendosi shifrat 1-1.

Qipriotët kishin pasur mundësinë të shënonin edhe më herët, por në minutën e 38-të David Luiz humbi penalltinë, duke e dërguar topin jashtë.

Në minutat e fundit, Pafos ishte pranë golit të fitores, por një goditje përfundoi në shtyllë.

Kështu, Dinamo City dhe Pafos ndajnë nga një gol dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Qipro, ku do të vendoset skuadra që do të avancojë më tej në Conference League.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit