Transmetuar më 20-08-2026, 22:28

Tiranë, 20 gusht 2026 – Një incident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e “21 Dhjetorit”, ku një person ka dëmtuar një autobus urban duke goditur me grusht xhamin anësor të mjetit.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet një situatë e tensionuar pranë autobusit, ku disa persona ndodhen në afërsi të derës së mjetit dhe duket se janë përfshirë në një debat.

Në një moment, një person i veshur me të zeza afrohet pranë autobusit dhe godet me forcë xhamin anësor. Si pasojë e goditjes, xhami thyhet, ndërsa personi largohet nga vendi.

Nga pamjet nuk janë të qarta shkaqet që çuan në konfliktin mes personave, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur një përplasje të mëparshme.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë.

Nuk ka ende informacion zyrtar nëse policia ka ndërhyrë për incidentin apo nëse ka nisur procedim për dëmtimin e autobusit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit