Transmetuar më 20-08-2026, 21:58

Tiranë, 20 gusht 2026 – Në Tiranë po zhvillohet dita e 82-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në fjalimet para Kryeministrisë, aktivistë dhe qytetarë kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.

Një prej aktivistëve deklaroi se, pavarësisht kërkesave të shumta të artikuluara gjatë 82 ditëve të protestave, objektivi kryesor mbetet largimi i Edi Ramës dhe më pas krijimi i një qeverie tranzitore.

“Është frymëzuese të shohësh për 82 ditë me mijëra shqiptarë që protestojnë pa u ndalur dhe me një qëllim që është dorëheqja e qeverisë dhe kreut të saj Edi Ramës”, deklaroi aktivisti.

Sipas tij, gjatë protestave janë ngritur dhjetëra çështje që lidhen me problematikat që, sipas protestuesve, përballen qytetarët në përditshmëri.

Kundërshtime për zonat e mbrojtura dhe Paketën e Maleve

Në protestë janë artikuluar edhe kërkesa konkrete për ndryshime ligjore. Aktivisti përmendi si prioritare anulimin e ligjeve për zonat e mbrojtura dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve.

“Dorëheqja e Ramës është qëllimi kryesor dhe më pas i hapet rruga qeverisë tranzitore”, u shpreh ai.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet, ndërsa kërkesat e tyre lidhen me ndryshimet në politikat qeverisëse, ligjet për zonat e mbrojtura dhe çështje të tjera që ata i konsiderojnë shqetësuese.

Protesta e sotme zhvillohet në kuadër të një cikli tubimesh që, sipas organizatorëve dhe aktivistëve, ka vijuar për 82 ditë radhazi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit