

VLORË- Vatra të shumta zjarri janë aktivizuar pothuajse në të njëjtën kohë në kodrat e fshatit Dukat të Vlorës, duke ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.
Sapo kanë pikasur flakët, banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Në kushtet kur terreni i thyer me shkurre po favorizon përhap me shpejtësi të zjarrit, disa nga banorët janë nisur vetë drejt vatrës për të ndihmuar në izolimin e flakëve.
Në drejtim të ngjarjes është nisur një automjet zjarrfikës, mirëpo ndërhyrja me mjete motorike po mbetet mjaft e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm malor.
Autoritetet përkatëse pritet të verifikojnë rrethanat e shpërthimit të menjëhershëm të këtyre vatrave paralele, ndërsa në terren po vijojnë përpjekjet e banorëve dhe forcave operative për mbajtjen e situatës nën kontroll.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






