

Tiranë, 20 gusht 2026 – Një qytetare pjesëmarrëse në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës në Tiranë deklaroi se tubimet do të vijojnë, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe mbrojtjen e territoreve shqiptare.
Në fjalën e saj, protestuesja solli në vëmendje edhe historinë e familjes së saj, duke deklaruar se të afërm të saj kanë vuajtur gjatë regjimit komunist. Ajo kritikoi qeverisjen aktuale dhe përdori tone të ashpra ndaj drejtuesve politikë.
“Unë vij nga ajo familje që ka vuajtur nga regjimi komunist, por sot po vuajmë 10 fish më shumë nga këlyshët e komunistëve që janë në pushtet”, u shpreh ajo.
Protestuesja bëri thirrje për vijimin e protestave dhe pjesëmarrje më të gjerë qytetare, duke deklaruar se qëllimi është mbrojtja e lirisë dhe e territoreve shqiptare.
Kritika për zjarret dhe shpopullimin
Në fjalën e saj, qytetarja u ndal edhe te situata e zjarreve dhe shpopullimit të zonave malore. Ajo ngriti pretendimin se zjarret në male nuk janë të rastësishme dhe kërkoi që banorët të mos largohen nga këto territore.
“Malet nuk digjen rastësisht. Nuk duhet lënë malet të shpopullohen”, deklaroi ajo.
Protestuesja përmendi gjithashtu disa zona turistike dhe territoriale, mes tyre Rrjollin, Zvërnecin dhe Sazanin, duke kërkuar mbrojtjen e tyre.
Pretendime për protesta edhe në Vjenë
Ajo deklaroi se qytetarë shqiptarë në Vjenë kanë zhvilluar protesta kundër qeverisë shqiptare dhe se mbështetësit e tyre në Shqipëri do të vijojnë rezistencën.
“Qytetarët në Vjenë protestojnë prej 11 javësh. Ne i mbështesim, do protestojmë deri ditën e fundit”, u shpreh protestuesja.
Protesta në Tiranë vijoi me deklarata dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan mobilizim më të madh qytetar për çështjet që ata konsiderojnë shqetësuese për vendin.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






