

Shëngjin, 20 gusht 2026 – Një aksident i rëndë detar është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Rënës së Hedhun, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 25-vjeçari K.Gj., ndërsa U.M. ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen dhe asistimin e personave të përfshirë në aksident.
Ndërkohë, Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e përplasjes së dy skafeve.
Pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






