Transmetuar më 20-08-2026, 17:36

Vlorë, 20 gusht 2026 – Një 50-vjeçar është dhunuar fizikisht mesditën e sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Policia ka identifikuar dhe shoqëruar njërin prej personave të dyshuar për ngjarjen, ndërsa vijon puna për identifikimin e dy të tjerëve.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ku Indrit Halili, 34 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë goditur dhe dhunuar fizikisht shtetasin M. Kapaj, 50 vjeç, banues në Vlorë.

Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.

Si pasojë e dhunës, 50-vjeçari ka marrë dëmtime në pjesën e ballit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Policia vijon kërkimet për dy personat e tjerë

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Indrit Halilin, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në dhunimin e 50-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit