

Krujë, 20 gusht 2026 – Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Bilajt në Krujë, duke djegur disa hektarë tokë djerrë dhe sipërfaqe të konsiderueshme me pemëtari.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat janë afruar pranë autostradës Thumanë-Kashar.
Tymi vështirëson qarkullimin
Re të dendura tymi kanë mbuluar pjesë të autostradës, duke reduktuar ndjeshëm fushëpamjen dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, zjarri është përhapur në disa pika, duke e komplikuar ndërhyrjen.
Ekipet zjarrfikëse po punojnë për të mbajtur flakët larg banesave dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme drejt autostradës dhe zonave përreth.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa situata vijon të monitorohet nga autoritetet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






