

Milot, 20 gusht 2026 – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një masiv pyjor mbi qytetin e Milotit, në territorin e Bashkisë Kurbin, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, ndërsa perimetri i zjarrit është zgjeruar dhe është afruar pranë zonave të banuara.
Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin, të mbështetura nga ekipet e Lezhës dhe Kamzës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Nis ndërhyrja nga ajri
Për shkak të përhapjes së zjarrit dhe terrenit të vështirë, në operacion është përfshirë edhe ndërhyrja nga ajri.
Prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, i cili ndodhet në vendngjarje, ka bërë me dije se operacioni ajror ka nisur për të ndihmuar në neutralizimin e vatrave të zjarrit.
Terreni i vështirë dhe bimësia e dendur po e komplikojnë ndërhyrjen e forcave në tokë, ndërsa kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Forcat në terren vijojnë punën për të mbajtur zjarrin larg banesave dhe për të vënë nën kontroll situatën.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






