Transmetuar më 20-08-2026, 17:25

Vlorë, 20 gusht 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin e Kaninës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një grua me banim në Elbasan.

Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, të dy kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit