

Vlorë, 20 gusht 2026 – Një turist italian është aksidentuar rëndë pasditen e sotme në Vlorë, pasi është rrëzuar nga një lartësi shkëmbore në zonën pranë daljes së tunelit të Ujit të Ftohtë.
Sipas të dhënave paraprake, turisti ka rënë nga shkëmbinjtë menjëherë pas kalimit të tunelit, duke pësuar traumë të rëndë në kokë.
Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku është paraqitur në repartin e emergjencës në gjendje kritike.
Nuk ka ende të dhëna të tjera mbi identitetin e turistit apo rrethanat e sakta të rrëzimit.
Autoritetet pritet të sqarojnë në vijim dinamikën e plotë të aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të turistit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






