

Delvinë, 20 gusht 2026 – Një konflikt i nisur gjashtë ditë më parë në Sarandë ka përshkallëzuar sot në Delvinë, ku një person ka mbetur i plagosur gjatë një përleshjeje.
Ngjarja e sotme dyshohet se lidhet me një konflikt të ndodhur më 14 gusht, kur 45-vjeçari Xhike Hita plagosi me thikë dy nipat e Lekan Tozos, pas një debati për motive banale.
Sipas të dhënave të raportuara, pas ngjarjes së mëparshme, Lekan Tozo është përballur sot me Hitën në Delvinë. Gjatë konfliktit fizik, Hita ka mbetur i plagosur lehtë.
Përplasje edhe në Sarandë
Në të njëjtën kohë, familjarë të dy palëve janë përfshirë në një tjetër konflikt verbal në lagjen nr. 4 të Sarandës.
Policia ka shoqëruar disa prej personave të përfshirë në përplasjet e dyfishta dhe po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjeve.
Dyshohet se përplasja e sotme në Delvinë është e lidhur drejtpërdrejt me konfliktin e 14 gushtit, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e secilit prej personave të përfshirë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






