

Shkodër, 20 gusht 2026 – Një konflikt mes dy banorëve ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të një personi mesditën e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër.
I plagosuri është Vladimir Bruçaj, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga fqinji i tij, Pjerin Bitani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa motivet e konfliktit mbeten ende për t’u sqaruar nga grupi hetimor.
Bruçaj është transportuar në spital, ku po merr trajtimin mjekësor.
Pas ngjarjes, Pjerin Bitani është larguar nga vendi dhe aktualisht është në kërkim nga Policia. Shërbimet policore kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e shkaqeve të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.
Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






