

Pas përfundimit të pushimeve verore në Shqipëri, emigrantët shqiptarë kanë nisur kthimin drejt Greqisë, duke sjellë fluks të lartë në pikën kufitare të Kapshticës.
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në tokën neutrale, ndërsa autoritetet po punojnë me kapacitet të plotë për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve dhe për reduktimin e kohës së pritjes.
Vetëm gjatë tre ditëve, 17–19 gusht, në Kapshticë janë regjistruar rreth 18 mijë dalje nga Shqipëria.
Fluksi pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, pasi mijëra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Greqi po rikthehen pas pushimeve të kaluara në Shqipëri.
Kapshtica mbetet një nga pikat kryesore të kalimit kufitar për emigrantët shqiptarë drejt Greqisë, veçanërisht gjatë periudhës së kthimit pas sezonit veror.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






