Transmetuar më 20-08-2026, 13:24

Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë malin e Tërbunit në Pukë, ndërsa flakët po afrohen me shpejtësi drejt zonave të banuara. Sipas raportimeve nga terreni, rreth 15 banesa janë vënë në rrezik, ndërsa era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri, pasi terreni i vështirë dhe përhapja e flakëve po e bëjnë të pamjaftueshme ndërhyrjen vetëm nga toka.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës, ndërsa situata mbetet dinamike.

Zjarri në masivin e Tërbunit është prej ditësh një nga vatrat problematike në zonën e Pukës. Raportime të mëparshme kanë bërë të ditur se flakët janë përhapur edhe drejt Gojanit të Vogël dhe Gjegjanit, duke rrezikuar stane dhe sipërfaqe të mëdha pyjore.

Ndërkohë, raportimet zyrtare të mëngjesit e rendisnin Tërbun–Gojan ndër vatrat aktive të zjarrit në vend, me forca të shumta dhe mjete ajrore të angazhuara në operacionet e shuarjes.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banesave dhe e banorëve nga avancimi i flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit