

Policia vijon operacionet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një turist portugez. Forca të shumta policie po kryejnë kontrolle në disa zona të vendit.
Në kërkim është shpallur shqiptaro-amerikani Danial Heurteven, i dyshuar për nisjen e konfliktit dhe i akuzuar për “vrasje të mbetur në tentativë”. Po ashtu, policia po kërkon edhe Bekim Bulicën, pronarin e lokalit ku ndodhi përplasja.
Sipas burimeve të raportuara nga Top News, dyshohet se pas ngjarjes personat e kërkuar mund të jenë larguar në drejtim të Kukësit. Për këtë arsye, autoritetet kanë shtuar kontrollet edhe në zonat kufitare me Kosovën.
Aksione dhe kontrolle po zhvillohen gjithashtu në Vlorë dhe Tiranë, ndërsa policia vijon mbledhjen e provave dhe verifikimin e rrethanave të konfliktit që përfundoi me vdekjen e turistit portugez.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






