Transmetuar më 20-08-2026, 12:17

Gruaja u shpëtua nga peshkatarët vendas, por shoferi është zhdukur: me sa duket ai iku në shkëmbinj. Tani ai po kërkohet nga karabinierët

Rimini – Një 45-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga karabinierët në Itali, pasi dyshohet se pas një konflikti të ashpër me gruan e tij ka drejtuar makinën drejt ujërave të portit të Cattolica-s, duke rrezikuar jetën e të dyve.

45-vjeçari akuzohet se e ka futur qëllimisht makinën në port, ndërkohë që brenda ndodhej edhe gruaja e tij. Përpara se të largohej, ai i kishte kërkuar edhe vajzës së tij të shkonte me ta.

Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 16:00. Sipas raportimeve, çifti ndodhej në një Volkswagen Golf kur, pas debatit, burri e drejtoi automjetin me shpejtësi drejt kalatës dhe u zhyt në det.

Makina nisi të fundosej, por dyert u hapën dhe të dy arritën të dilnin nga automjeti. Disa persona që ndodheshin pranë portit ndërhynë për t’i ndihmuar, ndërsa në vendngjarje mbërritën ambulanca, zjarrfikësit, karabinierët dhe Kapiteneria e Portit.

Gruaja, 42 vjeçe nga Shqipëria, u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 45-vjeçari, pasi mori ndihmën e parë, u largua mes shkëmbinjve dhe humbi gjurmët, duke u shpallur në kërkim.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë edhe për nxjerrjen e automjetit nga ujërat e portit.

Dinamika e ngjarjes

Sipas rindërtimit të hetuesve,  pasdite burri dyshohet se i sugjeroi gruas së tij 42-vjeçare të dilnin me makinë me pretekstin e blerjeve. Sapo mbërritën në zonën e portit, ai papritmas rriti shpejtësinë, duke u drejtuar drejt detit.

Makina fillimisht goditi një shtyllë dhe më pas përfundoi në ujërat e portit, në një thellësi prej rreth tre metrash. Shoferi ishte i pari që shpëtoi, ndërsa gruaja e tij mbeti brenda makinës që po mbushej me shpejtësi.

Gruaja arriti të çlirohej duke u ngjitur nga dritarja e pasme. Ndërkohë, disa kalimtarë vunë re se çfarë po ndodhte. Dy burra u zhytën në ujë dhe, duke përdorur një litar të ofruar nga skela, arritën te çifti dhe i tërhoqën të dy në siguri. Gruaja e cila nuk dinte të notonte, u dërgua në Spitalin e Pesaros për vlerësim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit