Transmetuar më 20-08-2026, 11:45

Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 35 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Pesë prej tyre mbeten aktive, ndërsa tre të tjera janë nën kontroll.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në përballimin e situatës janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe tre helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive janë raportuar në Dajt, Mirditë, Pukë, Malësi të Madhe dhe Gramsh. Në Gojan të Pukës, ku situata ka qenë më problematike, një familje është evakuuar, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat.

Në Dajt dhe Tunjë të Gramshit vijon puna për shuarjen dhe izolimin e zjarreve, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Lufaj të Mirditës vatra vijon me intensitet të ulët, ndërsa në Gjorm të Sipërm, në Malësinë e Madhe, po punohet për shuarjen e një vatre të riaktivizuar.

Operacionet në Pukë po mbështeten edhe nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit