Transmetuar më 20-08-2026, 11:34

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, në një intervistë për emisionin "Albania NeësCast", ka komentuar protestat e fundit dhe ndikimin e tyre në imazhin ndërkombëtar të vendit.

Ajo i quan demokratike dhe e drejtë e popullit, por duhet kujdes me elementët antisemitik.

?Diplomatja izraelite theksoi se reagimet e tilla nuk dëmtojnë Izraelin, por vetë Shqipërinë dhe traditën e saj të njohur të mikpritjes e tolerancës fetare.

?"Aseti më i mirë i Shqipërisë janë njerëzit e saj dhe DNA-ja e popullit shqiptar: toleranca, mikpritja dhe mirësjellja.

Shqiptarët janë krenarë për historinë tonë të përbashkët dhe shpëtimin e hebrenjve.

Por kur njerëzit shohin skena të tilla, pyesin ku mbeti kjo tolerancë.

Nëse një izraelit apo hebre nuk ndihet i sigurt të vijë këtu, kjo dëmton imazhin e Shqipërisë, jo të Izraelit," deklaroi Peleg.

?Sidoqoftë, ambasadorja nënvizoi se bëhet fjalë për një grup shumë të vogël individësh dhe se nuk ka asnjë dyshim për frymën e përgjithshme miqësore të popullit shqiptar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit