

Prokuroria e Tiranës po kryen hetime për skandalin e të ashtuquajturit Universiteti i Zall Bastarit.
Nga praktikat e kontrolluara deri tani dhe materialet e sekuestruara janë identifikuar dy mësues të punësuar me diploma false.
Raportohet se mësuesit janë të punësuar njëri në Kukës dhe tjetri në Dibër.
Po ashtu rezulton se edhe një punonjës i hipotekës, Kadastrës, ASHK Fier, është pa shkollë dhe me diplomë false.
Për të tre këta shtetas Prokuroria ka kërkuar nga gjykata pezullimin e menjëhershëm nga puna dhe ndjekjen penale për falsifikim dhe deklarim të rremë.
Universiteti i Zall Bastarit, i cili edhe pse s’kishte godinë apo staf, ka diplomuar me mijëra shqiptarë e shqiptare të interesuar në fusha të ndryshme social-ekonomike të vendit.
Rektori i vetëshpallur i Universitetit të “Zall Bastarit” ishte 51-vjeçari Abas Tafa, jo pak i njohur edhe përpara se të arrestohej në kushtet e flagrancës.
Tafa, një arsimtar dhe ish-drejtor shkolle në Zall Bastar, prej disa vitesh kishte nisur dy karriera. Atë politike që e shfaqte në rrjetet sociale dhe atë të padukshme si rektor në hije, duke prodhuar diploma false kundrejt vlerës 1000 deri në 2000 euro.
Mesditën e 9 prillit 2026, agjentët e krimit ekonomik trokitën në banesën e Tafës, aty ku ai kishte edhe selinë e Universitetit të Zall Bastarit.
Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale”.
“Laboratori” ku u zbuluan mijëra diploma/ Si kaloi në heshtje zbulimi i Universitetit të Zall Bastarit
Një magazinë e denjë për ta titulluar Universiteti i Zall Bastar u zbulua në fshatin në periferi të Tiranës.
Në profilin zyrtar të bashkisë së kryeqytetit Zall-Bastari prezantohet si njësi administrative. Sipas të dhënave kjo njësi ndodhet rreth 18 km nga kryeqyteti në një zonë të thyer malore dhe përbëhet nga 12 fshatra.
Territori kodrinor-malor të ofron pamje piktoreske. Në faqet e kodrave deri lart në male, që vijëzohen me rrëpira të shumta, dallohen fshatrat dhe lagjet e tyre, thuhet në përshkrimin e bashkisë.
Më tej vijon me të dhënat gjeografike e demografike: “Zona ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 132 km². Në sipërfaqen e përgjithshme 785 ha janë tokë bujqësore dhe 4500 ha janë pyje e kullota. Kjo zonë ka qenë e banuar që në shek. Veprimtaria ekonomike e banorëve bazohet në blegtori, bujqësi, pemëtari e tregti”.
Por ajo që mungon është zbulimi i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës dhe Prokurorisë, ku me një hetim disa javor arritën të zbulojnë aty edhe një universitet.
Investigimi në MCN TV, ka vendosur ta titullojë Universiteti i Zall Bastarit, i cili edhe pse s’kishte godinë apo staf, ka diplomuar me mijëra shqiptarë e shqiptare të interesuar në fusha të ndryshme social-ekonomike të vendit.
Rektori i vetëshpallur i Universitetit të “Zall Bastarit” ishte 51-vjeçari Abas Tafa, jo pak i njohur edhe përpara se të arrestohej në kushtet e flagrancës.
Tafa, një arsimtar dhe ish-drejtor shkolle në Zall Bastar, prej disa vitesh kishte nisur dy karriera. Atë politike që e shfaqte në rrjetet sociale dhe atë të padukshme si rektor në hije, duke prodhuar diploma false kundrejt vlerës 1000 deri në 2000 euro.
Mesditën e të premtes më 9 prill 2026, agjentët e krimit ekonomik trokitën në banesën e Tafës, aty ku ai kishte edhe selinë e Universitetit të Zall Bastarit.
Policia njoftoi se në operacionin e koduar “Laboratori” u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme, që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të organizuar, finalizoi operacionin policor të koduar “Laboratori”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. T., 51 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd







