Transmetuar më 20-08-2026, 11:07

Një 32-vjeçar nga Malësia e Madhe është lokalizuar dhe arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për akuza që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe prishjen e vulave të vendosura nga autoritetet.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”.

Pas veprimeve të koordinuara, shërbimet policore lokalizuan në fshatin Kosan shtetasin me inicialet F. B., 32 vjeç, banues në Malësi të Madhe. Ai u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e L’Aquila-s kishte lëshuar urdhër-arrestin ndaj tij për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Prishje e vulave të vendosura nga autoritetet”, sipas legjislacionit italian.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 32-vjeçarit drejt Italisë, ku do të përballet me autoritetet gjyqësore të atij vendi.

Shkodër

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një 32-vjeçar nga Malësia e Madhe, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Prishje e vulave të vendosura nga autoritetet”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara operacionale, në fshatin Kosan u bë i mundur lokalizimi, identifikimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit F. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kosan, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykatësi për Hetimet Paraprake në Gjykatën e L’Aquila, Itali, i ka nxjerrë urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Prishje e vulave të vendosura nga autoritetet”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit