Transmetuar më 20-08-2026, 10:54

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku një grua shtatzënë, e cila nuk arriti të shkonte në maternitet, u paraqit për ndihmë mjekësore pasi Trauma ishte struktura spitalore më e afërt.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor reagoi menjëherë, duke njoftuar dhe koordinuar veprimet me ekipin e Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Në të njëjtën kohë, mjekët e Spitalit të Traumës ndërhynë për t’i ofruar gruas kujdesin e nevojshëm dhe për të menaxhuar lindjen.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe bashkëpunimit mes ekipeve mjekësore, lindja përfundoi me sukses dhe si nëna, ashtu edhe foshnja, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë thekson se, megjithëse Spitali Universitar i Traumës është një strukturë e specializuar kryesisht për trajtimin e pacientëve me trauma, në raste emergjente prioritet mbetet ofrimi i menjëhershëm i ndihmës mjekësore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit