

ITALI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë një kontrolli u zbulua një fotografi e një pakete me kokainë në telefonin e tij. Mediat shkruajnë se policia ishte thirrur nga disa banorë, pas prishjes së qetësisë, e cila shkaktuar nga shqiptari.
Gjatë komunikimit me efektivët, shqiptari u tregoi një bisedë në telefon me një grua, e cila i kërkonte para. Në telefon u shfaq gjithashtu, pa dashje edhe fotografia e një qeseje prej celofani me një pluhur të bardhë, që dyshohej të ishte kokainë.
Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën më pas 750 euro cash dhe 45 gramë lëndë narkotike. Gjatë një kontrolli të mëtejshëm në banesën e tij, u gjet edhe droga. 48-vjeçari u arrestua dhe më vonë u vendos në arrest shtëpie.
Ai nuk ishte në gjendje të shpjegonte origjinën e 750 eurove. Sipas autoriteteve, shqiptari kishte qenë edhe më parë i përfshirë në çështje të lidhura me drogën.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






