

TIRANË – Kjo e enjte do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa në disa zona nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare.
Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat do të jenë më të theksuara në lindje dhe juglindje të vendit, kryesisht gjatë orëve të mesditës. Në pjesën tjetër të territorit pritet të mbizotërojë moti i kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja, jugperëndimi dhe jugu, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet dhe të arrijë deri në 15 m/s.
Në përgjithësi, dita pritet të jetë e nxehtë dhe me kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, pavarësisht shtimit të përkohshëm të vranësirave në zonat lindore dhe juglindore.
Shikoni në videon më poshtë parashikimin e plotë të motit për sot.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






