Transmetuar më 19-08-2026, 22:33

GREQI – Një incident ka shkaktuar trazira në burgun e Diavatas, në Selanik, pasi një zjarr shpërtheu brenda një prej qelive.

Ngjarja ndodhi të martën pasdite, rreth orës 17:30. Sipas raportimeve të mediave greke, flakët përfshinë një dyshek në një qeli, ndërsa rrethanat se si nisi zjarri mbeten ende të paqarta.

Në burg mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të shuar flakët dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Si pasojë e tymit, tre të burgosur u dërguan në një spital në Selanik për ndihmë mjekësore, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen. Transportimi i tyre u krye si masë paraprake.

Autoritetet greke vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse incidenti ka qenë i qëllimshëm.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit