

MANZË – Shkolla “Leonik Tomeo” ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manzë.
Përmes një reagimi publik, stafi pedagogjik shpreh dhimbjen për humbjen e parakohshme të nxënësit, duke theksuar se ndarja e tij nga jeta ka lënë pas një boshllëk të madh te mësuesit dhe bashkëmoshatarët.
“Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi Muhaxhiri”, thuhet në mesazhin e shkollës.
Stafi i “Leonik Tomeo” i ka shprehur ngushëllimet familjes së 15-vjeçarit, ndërsa kujtimi i tij është përcjellë si një prani që do të mbetet në kujtesën e komunitetit të shkollës.
Alvi Muhaxhiri, vetëm 15 vjeç, ishte një nga tre personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë automobilistik në Manzë. Në aksident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët vijojnë të marrin trajtim mjekësor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






