Transmetuar më 19-08-2026, 18:18

KOMAN – Pesë turistë të huaj kanë mbetur të dëmtuar pas përplasjes së dy mjeteve lundruese në Liqenin e Komanit. Pas aksidentit, turistët janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Shkodrës, ku do t’i nënshtrohen një vlerësimi dhe trajtimi më të specializuar mjekësor.

Sipas të dhënave paraprake, të pesë të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë të mjeteve lundruese, në një segment me kthesë dhe fushëpamje të kufizuar.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të plota të aksidentit.

Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit