

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Pus Mezinit, në hyrje të qytetit të Vlorës.
Flakët janë përhapur në një terren pranë disa banesave, duke krijuar rrezik për përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar.
Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.
Bimësia e thatë dhe kushtet e terrenit favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, ndaj ndërhyrja e zjarrfikësve vijon me intensitet për të shmangur afrimin e zjarrit drejt banesave.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa puna në terren vazhdon për shuarjen e plotë të flakëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






