

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në shtetin brazilian të Paraná-s, ku një mikrobus i Shërbimit Shëndetësor të bashkisë së Imbituvës është përplasur ballë për ballë me një kamion.
Sipas të dhënave të përditësuara nga autoritetet, 23 persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mes viktimave janë pasagjerë të mikrobusit dhe drejtuesi i kamionit.
Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Ipiranga. Mikrobusi po transportonte pacientë dhe shoqërues të tyre drejt spitaleve në zonën e Curitiba-s.
Të dhënat paraprake të autoriteteve braziliane sugjerojnë se kamioni mund të ketë kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen fatale. Megjithatë, rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende nën hetim.
Pesë personat e plagosur janë transportuar në spitalet e Ponta Grossa-s, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë Rrugore Federale, shërbimet zjarrfikëse dhe ekspertët kriminalistikë, të cilët kanë punuar për nxjerrjen dhe identifikimin e viktimave.
Për shkak të numrit të lartë të viktimave, autoritetet e shtetit Paraná kanë aktivizuar edhe protokollin për identifikimin e viktimave në fatkeqësi me përmasa të mëdha.
Aksidenti është cilësuar si një nga tragjeditë më të rënda rrugore të regjistruara në Paraná gjatë viteve të fundit.
⚠️ Acidente entre micro-ônibus e carreta deixa 23 mortos no Paraná
Acidente ocorreu no km 209 da BR-373, em Imbituva, a cerca de 180 km de Curitiba, no Paraná; há ao menos 5 feridos pic.twitter.com/SPa3kgPNfH
— Metrópoles (@Metropoles) August 19, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






