

PATOS- Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për hartën e re territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë Patos me atë të Fierit. Kjo është protesta e dytë e zhvilluar nga qytetarët, të cilët me pankarta dhe fjalime kanë kërkuar që qeveria të tërhiqet nga kjo nismë dhe të rishikojë propozimin.
Protestuesit i kanë bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që ta rishikojë projektin, duke argumentuar se Patosi është një qytet me identitet, histori dhe tradita të veçanta, teksa kërkojnë gjithashtu që, përpara çdo vendimmarrjeje, të zhvillohet konsultim i gjerë me komunitetin.
Ata theksojnë se bashkimi i Patosit me Fierin do të sillte humbjen e një sërë shërbimesh, duke vështirësuar jetën e përditshme të banorëve. Sipas tyre, ekziston edhe rreziku i shkrirjes apo zhvendosjes së institucioneve që aktualisht ofrojnë shërbime në qytet.
Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në ditët në vijim, duke shprehur vendosmërinë për ta kundërshtuar deri në fund propozimin për bashkimin e bashkisë Patos me atë të Fierit
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






