

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar antikanabis të quajtur "Afternoon", pas disa javësh hetimesh intensive të kryera me metoda proaktive. Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar.
Në pranga ka rënë shtetasi H. K., banues në fshatin Dukat, i cili u kap nga efektivët e policisë në vendin ku kishte kultivuar 135 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Sipas njoftimit zyrtar, pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan në vend nëpërmjet djegies, ndërsa një sasi e vogël u sekuestrua në cilësinë e provës materiale për t’iu nënshtruar ekspertimit të mëtejshëm.
Policia njofton se kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut të Vlorës vijojnë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.
Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Afternoon”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Dukat.
Kapet në flagrancë në vendin ku kishte kultivuar 135 bimë narkotike dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Afternoon”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin H. K., 33 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili u kap në flagrancë në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 135 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






